Pritjes i erdhi fundi! Florian Marku zbulon datën e duelit në “Air Albania”

Florian Marku ka dhënë sot lajmin e shumëpritur të shqiptarëve. Më 25 gusht, boksieri ynë do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë së tij për të zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të rëndësishme në Shqipëri. Marku ka njoftuar se më 25 gusht i pret të gjithë shqiptarët në “Air Albania” ndërsa shton se gjatë kësaj jave dalin edhe detaje të reja rreth biletave dhe kundërshtarit me të cilin do përballet.

Marku vijon të mbetet një nga boksierët më të mirë kuqezi, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Ai ka fituar dhjetra sfida dhe është kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International.

The post Pritjes i erdhi fundi! Florian Marku zbulon datën e duelit në “Air Albania” appeared first on Hapur.