Procesi ndaj Salianjit, mbërrijnë në Gjykatën e Apelit 10 deputetë të PD, pamje brenda sallës së gjyqit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit 10 deputetë të partisë Demokratike, pasi do të jenë të pranishëm në procesin ndaj deputetit Ervin Salianji.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se kanë mbërritur në gjykatë Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

The post Procesi ndaj Salianjit, mbërrijnë në Gjykatën e Apelit 10 deputetë të PD, pamje brenda sallës së gjyqit appeared first on Hapur.