“Bashkitë Shqiptare dhe procesi i Integrimit”, Soreca vizitë në Gjirokastër: Pushteti vendor rol kyç në antarësimin në BE

Ambasadori  i BE-së, Luigi Soreca është ndalur sot në Gjirokastër për një takim me zyrtarët e bashkisë së këtij qyteti. Në fokus të bisedimeve kanë qenë “Bashkitë Shqiptare dhe procesi  i Integrimit në BE”.

Gjatë takimit, diplomati evropian nuk ka lënë pa përmendur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se vendi ynë po ecte me hapa të mëdha.

Sipas Soreca-s, pushteti vendor luante një rol kyç për integrimin e Shqipërisë në Union.

“Kam qenë i lumtur të informoj Kryetarët e Bashkive se si BE po e shton mbështetjen e saj drejt infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimit ekonomik lokal, inovacionit, krijimit të vendeve të punës, mbrojtjes së mjedisit dhe fuqizimit të të rinjve në Shqipëri”, shtoi  më tej Soreca.

Më pas Soreca është ndalur në kinemanë e qytetit, ku ka përuruar këtë të fundit pas procesit të dixhitalizimit të saj.

The post “Bashkitë Shqiptare dhe procesi i Integrimit”, Soreca vizitë në Gjirokastër: Pushteti vendor rol kyç në antarësimin në BE appeared first on .