GJENEVË – Shmyhal: Të rindërtojmë Ukrainën me fondet e sekuestruara ruse

GJENEVË, 4 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria ukrainase kërkon të përdorë asetet ruse të konfiskuara si rezultat i sanksioneve perëndimore për të financuar rindërtimin e vendit, deklaroi sot kryeministri, Denys Shmyhal.

“Pasuritë e ngrira të Rusisë sipas vlerësimeve të ndryshme variojnë nga 300 deri në 500 miliardë dollarë”, tha Shmyhal në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve në qytetin zviceran të Luganos.

“Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme, ata shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të. Ukraina ka nevojë për rreth 750 miliardë dollarë”, tha Shmyhal.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se konfiskimi i aseteve ruse në këtë mënyrë është ligjërisht i vështirë. //a.i/

The post GJENEVË – Shmyhal: Të rindërtojmë Ukrainën me fondet e sekuestruara ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.