Vajza në dritare/ Plani i Feridesë funksionon dhe Nalani i lutet të qëndrojë

Nalani mëson se çfarë ka ndodhur me Muzon dhe vendos që t’a telefonojë. Ndryshe nga telefonatat e tjera që ai i ka refuzuar, Muzo i përgjigjet Nalanit dhe çuditet së tepërmi nga mbrojtja që ajo i bën Perës. Sipas Nalanit, ndonjëherë familja të tregon díçka që nuk je aspak i gatshëm për t’a përballuar por détyrohesh t’a përballosh dhe shpeshherë nuk e ndan me njeri. Prandaj, ajo i sugjeron që së paku t’a dëgjojë çfarë ka për t’i thënë. Çaste më vonë pasi ka mbyllur telefonatën me Nalanin, Muzo hap derën e hotelit ku po qëndron dhe shikon Perën të ulur në tokë, duke pritur për të. Prandaj, ai vendos që së paku t’a lejojë të shprehet deri në fund.

Perah i tregon Muzaferit të gjithë planin që ka pasur me nënën e saj si dhe arsyen përse. Ajo nuk i kërkon falje  por i kërkon që t’a besojë se e ka dashur me zemër. Rrëfimi saj vetëm sa e trèmb Muzon ende më shumë nga ajo prandaj i kërkon të largohet dhe kurrsesi të mos e telefonojë më. Ndërkohë në shtëpinë e tij, Nalanit i del përpara Hajriu, në mënyrë mëse të paprítur. Ai i thotë se nuk u largua dot prej saj ndaj ndodhet aty. E zènë ngushtë nga çfarë i ka thënë në telefon, Nalani e fton të bisedojnë për próblemin e familjes së tij por Hajriu refuzon. Në vend të asaj teme, ato flasin për Feridenë dhe Hajriu i sugjeron që ajo të mos jetojë larg Feridesë, sidoqoftë.

E tríshtuar nga gjithçka që ka ndodhur, Nalani ngjitet në dhomën e Feridesë por aty do gjejë një të paprítur tjetër. Ferideja i ka lënë një letër, ku i shkruan gjithçka që ka ndodhur që prej ditës së lindjes së saj. Edhe pse e pranon se nuk ka dashur t’a marrë në shtëpi, ajo tregon se Adili çdo ditë i është pèrgjèruar t’a merrnin por megjithatë, nuk ka mundur kurrë as t’i marrë erë flokëve të Nalanit, sepse dhímbja për humbjen e Semasë ishte shumë e madhe. Në fund të letrës, ajo betohet se e ka dashur shumë gjithmonë. Menjëherë Nalanin e telefonon nënën e saj por ajo vendos të mos i përgjigjet. Ferideja bën një plan me Hafizenë, që t’a máshtrojnë Nalanin.

Hafizeja e bën Nalanin të besojë se kanë marrë biletat për t’u shpërngulur në vendlindje, ndaj Nalani nxiton për tek hoteli ku ndodhet Ferideja. Ato të dyja kanë kushte për njëra tjetrën që të jetojnë sërish bashkë; Ferideja kërkon t’a thërrasë ‘nënë’ sërish, ndërsa Nalani i kërkon që kurrë më të mos e gènjejë për asgjë. Sapo kthehen në shtëpi, ditën tjetër, Ferideja dëgjon një bisedë mes Selenës dhe Sedatit dhe mëson shtatzëninë e Xhanës. E tmèrruar, ajo e détyron Selenën që të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga ai pròblem.