Rutte: Nismë të përbashkët Shqipëri- Holand për integrim

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Kryeministri i Holandës, Mark Rutte propozoi sot një nismë shqiptaro –holandeze përmes së cilës të drejtohej procesi i integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Holandë, Rutte tha se kjo duhet të jetë në nivele të larta.

“Më lini të shtoj diçka sepse jam dakord plotësisht për komunitetin politik europian dhe nuk e di sepse po e diskutonim në letër, por ideja jonë për sonte është që të kemi një ide të re, të kemi një nismë shqiptare –holandeze që do të jetë pjesë e takimit të parë. Të kemi një nismë të përbashkët shqiptaro-holandeze se si ta drejtojmë procesin, sepse përgjithësisht deri tani ka qenë ide franceze dhe është debatuar për orë të tëra në Këshill por nuk është debatuar askund tjetër dhe mendoj se nëqoftëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo është një nismë e BE-së dhe të tjerët do të ftohen, kjo duhet të jetë në nivele të larta megjithatë kjo është diçka që do ta diskutojmë sonte në darkë, por mendoj se do të jetë një ide e shkëlqyer për të pasur një nismë të përbashkët këtu”, u shpreh Rutte.

Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama kjo ishtë muzikë e përgatitur për veshët e tij për ditëlindjen e tij.

The post Rutte: Nismë të përbashkët Shqipëri- Holand për integrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.