PREMTIMI/ Hikmeti i jep vendin që i takon Rejhanit para Xhemresë

Suna nuk qëndron dot gjatë në darkimin me familjen e saj, sepse nuk e duron dot prezencën e Rejhanit. Prandaj, ajo largohet për në dhomën e saj, veprim i cili i pëlqen shumë Xhemresë. Kësaj të fundit, Nigari i drejtohet për t’a pyetur se çfarë do gatuajnë për ditën tjetër, por Hikmeti nuk e lèjon të flasë. Duke e falenderuar Xhemrenë për gjithçka që ka bërë deri më ato momente, Hikmeti thekson se nuk kanë më nevojë pasi zonja e shtëpisë është Rejhani. Gjatë asaj kohe, Suna ka shkuar pranë Emirit, në dhomën e tij, sepse nuk donte të qëndronte e vetme në dhomën e saj. Teksa bisedon me Emirin, ato të dy vendosin që të shkojnë me pushime së bashku.

Ndërkohë, Rejhani hap temën e Sunës, para Hikmetit. Ajo thotë se gjendja e saj nuk i duket aspak mirë dhe ndoshta do ishte e dobishme të merrnin një ndihmë profesionale ose të këshillohen me dòktorin e Sunës për t’i bërë një kontroll nga e para. Xhemreja reagon menjëherë, duke thënë se ndihma që i jep ajo, është mëse e mjaftueshme dhe nuk kanë nevojë për gjë tjetër, por Hikmeti mbështet idenë e Rejhanit. Pas darkimit, në kuzhinë, Xhemreja kërkon llògari nga Rejhani, të cilën e akùzon se po luan me ndjenjat e personave që jetojnë në atë shtëpi, ndaj e pyet se kur do largohet. Mëse e qetë, Rejhani thotë se ajo nuk është personi që duhet të largohet.

Pas kúndërshtimeve të Xhemresë, Rejhani thotë hapurazi se nuk e ka ndërmend të largohet ndonjëherë, pasi Emiri e dashuron atë. E xhíndosur nga fjalët e Rejhanit, Xhemreja vendos të luajë gurët nga ana e Sunës, të cilës i shkon pranë duke qàrë me dénesë. Ajo thotë se Rejhani i ka thënë se do e dèbojë nga shtëpia nëse ajo nuk largohet vetë. Suna irrítohet së tepërmi dhe thotë me bindje se Rejhani është askushi që të vendosë se kush qëndron në shtëpi dhe kush jo. Çaste më vonë, dòktori i Sunës telefonon Xhemrenë, pasi Rejhani nuk i përgjigjet në telefonatë.

Ai i tregon ditën dhe orën se kur do jetë i gatshëm të vizitojë Sunën por Xhemreja nuk e kupton se çfarë po thotë, ndaj ai i sqaron se ka biseduar me Rejhanin. Tani, Xhemreja fríkësohet ende më shumë se mos máshtrimi saj do dalë në pah. Në anën tjetër ndodhet Narini, shoqja e Rejhanit, që ka mbi kokë një pístóletë. Ajo arrin të telefonojë Kemalin dhe Kemali arrin t’a shpëtojë atë nga duart e mízorit, por nga larg, fotografi që po i ndjèk, arrin t’i fotografojë. E mërzìtur për gjendjen e Kemalit që mendon se do e humbasë gjÿqín e Masallit pas atyre fotografive, Narini nxiton pas fotografit dhe me dhùnë ia merr filmin e fotografive nga aparati.