AMANETI/ Kushëriri i Jamanit bie në kòma

Dujgu vëren që Kàraja e kupton se ajo ka përgatitur letrën e kërkesës për t’u trànsferuar në Ankàra, ndaj i kërkon Kàrasë që t’a mbajë të fshèhtë, duke i theksuar se ajo i ka një bórxh dhe erdhi koha që t’a shlyejë. Kàranë e thërret Aliu, pasi Dujgu largohet për pak nga zyra dhe pa dashur, asaj i del nga goja fakti që Dujgu do largohet nga puna në kómisariat. Edhe pse mëson detajisht çdo gjë që ka ndodhur, se si Semraja e ka détyruar e çdo gjë tjetër, Aliu sërish nuk ballafaqohet me Dujgunë. Ai në vend që të flasë me Dujgunë, bisedon me nënën e saj, Semranë.

Në një takim të fshèhtë, Aliu i kërkon Semrasë që t’a mendojë më tepër vajzën e saj, sepse po e détyron të bëjë çdo gjë me forcë, ndërkohë që Dujgu vetë nuk po bën asgjë të gàbuar. Ai akùzohet për këmishën që ka gjetur Semraja në dhomën e Dujgusë por Aliu i thekson se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri. Sërish, Semraja nuk bindet për të mos u larguar. E vetmja rrugë që Aliu gjen, është duke i përmendur Jaseminin. Ai i thotë se Jasemini është në Stàmboll dhe vetëm nga ai kómisariat do munden t’a gjejnë. Pas atyre fjalëve, Semraja pranon por ka një kusht; që Aliu t’i qëndrojë sa më larg Dujgusë, gjë që ai e premton.

Aliu kthehet në komísariat, ku i tregon Dujgusë se e ka bindur nënën e saj që të mos shkojnë në Ankàra. Dujgusë nuk i besohet, ashtu siç as nuk e kupton përse Aliu po i qëndron aq larg dhe ftohtë. Semraja ndërkohë, e shoqëruar nga vajza që kujdeset për të, Ajteni, kthehet në shtëpi. Ato shikojnë nga larg Sulltanën, për të cilën Semraja paralàjmëron Ajtenin se nuk duhet t’i tregojë asgjë për bisedën që ka bërë me Aliun. Në anën tjetër ndodhet Xhanana, e cila kércénon Zuhalin të rrijë urtë, sepse përndryshe do i tregojë Jamanit me prova se ajo ka shumë kohë që ecën por nuk ka treguar. E détyruar, Zuhali bashkëpunon në planin e Xhananës.

Ajo telefonon Nedimin dhe arrin t’i marrë atij adresën e hotelit ku po qëndron zoti Zeki, gjòja sepse do t’i dërgojë një buqetë me lule në shenjë falenderimi. Xhanana vepron shumë shpejt dhe Zekiun e hedh nga ballkoni, ndërmjet Nexhmiut, personit që punon për të. Ai përfundon menjëherë në kóma, gjë që Nedimi e mëson në çast dhe i tregon Seherit por kjo e fundit, nuk ka zemër t’i tregojë Jamanit të vërtetën, ndaj sájon një génjeshtër. Zuhali mëson se çfarë bëri Xhanana dhe tmérrohet nga fríka se do e kuptojnë se ajo ka gisht sepse ajo i kërkoi adresën Nedimit, por Xhanana e fton të jetë e qetë, duke i thënë se i ka marrë masat që të duket sikur Zekiu ka pasur ármíq.